Lajme

Maqedonci takon Wikoff dhe Ulutashin, flasin për sigurinë dhe forcimin e kapaciteve të FSK-së

01/13/2026 10:57
nga:Y I

Ministri në detyrë i Mbrojtjes ka takuar sot Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin George M. Wikoff si dhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Gjatë takimit, Maqedonci njoftoi se u diskutua situata e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimi me KFOR-in.

“Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, tha ai në një postim në Facebook.