Lajme

Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën

01/14/2025 11:49
nga:N K

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqendonci, ka zhvilluar takim me  Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, z. Alton Buland, në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, për thellim të bashkëpunimit.

Maqedonci tregon se me Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, diskutuan për objektivat e arritura në kuadrin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, për rrugën që na pret përpara gjatë fazës së tretë dhe finale të këtij plani dhe për realizimin e marrëveshjes kornizë ndërmjet vendeve tona në fushën e mbrojtjes, shkruan GazetaBlic.

Tutje ai shkroi se bashkë me Komandant Jasharin i diskutuam me z. Buland planet e ardhshme për bashkëzbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misionet ndërkombëtare që do të realizohen këtë vit si dhe plane e ide të tjera.

“Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën!”, tha ai.