Lajme

Maqedonci pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it: Kosova është falënderuese ndaj NATO-s

10/08/2024 16:16
nga:G B

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot e ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutashin.

Maqedonci e ka falënderuar atë për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit si dhe rolit në sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Gjithashtu i shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët”, tha Maqedonci.

Ai theksoi se “Kosova u është mirënjohës gjithë ushtarakëve të vendeve mike, anëtare të NATO-s, që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit tonë dhe së ardhmes së sigurtë të saj”.