Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka takuar homologun letonez, Andris Spruds, me të cilin kanë diskutuar zhvillimeve rajonale dhe situatës së sigurisë në vend e Evropë.
Maqedonci ka thënë se Spruds e ka njoftuar edhe rreth gjendjes në veri të vendit pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
“Homologun e njoftova rreth gjendjes në veri të vendit pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, si dhe rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, si shteti i vetëm që vazhdon të ruaj lidhje të afërta me Rusinë.” shkruan Maqedonci raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Kish nderin që të pres në takim ministrin e Mbrojtjes të Letonisë, Andris Sprūds.
Diskutuam rreth zhvillimeve rajonale dhe situatës së sigurisë në vend e Evropë.
Homologun e njoftova rreth gjendjes në veri të vendit pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, si dhe rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, si shteti i vetëm që vazhdon të ruaj lidhje të afërta me Rusinë.
Në këtë aspekt theksuam dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, mbrojtjes totale, bashkëpunimit në avancimin e interesave të përbashkëta dhe promovimin e vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga sistemet autokratike.
Mirënjohës për mbështetjen e deritanishme që Letonia i ka ofruar Republikës së Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ndërsa me shumë pozitivitet mirëpresim bashkëpunimet e rradhës.
🇽🇰🤝🇱🇻