Lajme

Maqedonci: Nuk jam anëtar i VV-së, por do ta vlerësoj këtë

03/27/2024 22:03
nga:G B

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet.

AI në Debat Plus, ka bërë të qartë se edhe pse nuk është anëtar i Vetëvendosjes, parimet dhe politikat e tij janë në përputhje me ato të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk jam anëtarë i VV-së, unë jam ministër nga Qeveria Vetëvendosje normalisht parimet e mia ndërlidhen me parimet dhe politikat e Lëvizjes Vetëvendosje, pra aktualisht nuk jam anëtar i LVV-së”, ka deklaruar ai. Ka zëra që do të jeni? “Do ta vlerësoj këtë”, ka shtuar ai.

Pasi u pyet për takimin me Dejona Mihalin, ai ka theksuar se ka pasur kontakte dhe takime me përfaqësues të partive të ndryshme, por aktualisht nuk është anëtar i asnjë partie.

Mes tjerash, ministri Maqedonci ka shprehur gatishmërinë për të vlerësuar çdo propozim për anëtarësim.