Lajme

Maqedonci nga Prekazi: 5, 6 dhe 7 marsi shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit të Kosovës

03/06/2024 12:54
nga:Sh R

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për nder të 26-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, ka bërë homazhe në nderim të familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se “datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tonë, shënojnë sakrificën më sublime për liri dhe atdhe, prandaj do të mbetën përherë në kujtesën e lavdishme të popullit tonë”.

Maqedonci shtoi se “UÇK-ja dhe Jasharajt ishin ata që i kanë bërë bashkë, sipas tij, e kanë ndriçuar rrugën duke i prirë përpara drejt luftës çlirimtare”.

Në vazhdën e homazheve, bashkë me ministrin Maqedonci kanë qenë Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i Mbrojtjes, Adnan Rexheplar, u.d. Sekretarin e Përgjithshëm e MM-së, Gafurr Dugolli, si dhe personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë.

Postimi i plotë: