Lajme

Maqedonci në Budapest, e thekson angazhimin e Kosovës për paqe e stabilitet

04/27/2024 19:10
nga:Mergim Rreci

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë.

Aty ai ka shprehur angazhimin e Kosovës për vazhdim të partneritetit bilateral me vendet evropiane si dhe angazhimin e saj për paqe.

“Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-0s dhe për të siguruar stabilitet dhe paqe ne Ballkanin Perëndimor dhe përtej”, ka shkruar Maqedonci.

“Bashkëpunimi midis vendeve demokratike është shtegu i vetëm për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në kontinentin tonë”.