Lajme

Maqedonci: Kosova ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën

09/06/2024 19:37
nga:Y I

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se gjatë mbledhjes së 24 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës, në Raimstein të Gjermanisë, ka prezantuar pakon e re të ndihmës për Ukrainën të ofruar nga Republika e Kosovës.

Ai bëri të ditur se këtë muaj, Qeveria e Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh që do ti dorëzohen Ukrainës.

“Ky akt mbështetjeje është një shenjë e pjesëmarrjes sonë aktive në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Ndihma e Kosovës për Ukrainën, ndonëse më e vogël krahasuar me disa nga donacionet tuaja, dëshmon vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, ka shkruar Maqedonci.