Lajme

Maqedonci e Jashari në SHBA, takime edhe në Departamentin e Shtetit

01/13/2025 11:25
nga:N K

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan GazetaBlic.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se gjatë kësaj vizite, ministri Maqedonci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e SHBA-së dhe në institucione të tjera.

Sipas njoftimit, këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Postimi i plotë: