Lajme

Maqedonci dhe Jashari nderojnë 14 ushtarët që vdiqën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë

11/10/2024 11:34
nga:G B

Në Prishtinë u mbajt ceremonia e përkujtimit të 14 ushtarëve britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovës.

Kurora në pllakën përkujtimore në sheshin “Edith Durham” vendosën edhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Të pranishëm ishin edhe komandanti i KFOR-it Enrico Barduani, ambasadorë të korit diplomatik dhe shumë personaliete të tjera.