Sporti

Maqedonasit e “kallin” Shkupin, kjo ishte festa e madhe pas fitores ndaj Italisë

03/25/2022 08:04
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Italisë është mposhtur në shtëpi nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 0-1.

Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Trajkovski në minutën e 93’të të ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Italia tashmë ka humbur shansin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022, kurse Maqedonia arrin finalen e ciklit për t’u kualifikuar në eventin më të madh për kombëtare.

Edhe pse maqedonasve, do t’iu duhet të mposhtin edhe Portugalinë, për të siguruar një biletë në Botërorin e Katarit, tifozët kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në rrugët e kryeqytetit. Këngë valle dhe brohoritje dëgjohen në të gjitha rrugët e Shkupit. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: