Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, tha se nuk është fshirë flamuri i Serbisë në Urën e Ibrit, por se një emblemë e organizatës terroriste “Severna Brigada”.
Manxhuka e bëri këtë deklaratë pas disa raportimeve se gjatë ngjyrosjes së urës u fshi edhe flamuri serb.
“Nuk bëhet fjalë për fshirje të flamurit të Serbisë por të emblemës së organizatës terroriste Severna Brigada dhe sloganit të tyre “nema predaje””, tha Manxhuka.
Derisa në objektin komunal të Mitrovicës së Veriut pati një debat për hapjen e Urës së Ibrit me përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal, në Urën e Ibrit janë bërë disa testime të saj me kamionë të peshave të rënda. Këtë situatë po e përcjell KFOR-i.
Këto veprime vijnë në mes të thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që Qeveria e Kosovës të mos marrë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.