Sporti

Manuel Neuer u nervozua keq me përgjegjësin për rikthimin e topave, djaloshi e refuzoi portierin gjerman

04/29/2026 09:10
nga:Mergim Rreci

Pas përballjes tashmë legjendare mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, e cila përfundoi me një fitore spektakolare 5–4 në gjysmëfinalen e UEFA Champions League, debatet vazhdojnë të jenë të zjarrta.

Vëmendje të veçantë kanë marrë edhe disa momente jashtë fushës. Një prej tyre është një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, ku një djalë që ishte përgjegjës për rikthimin e topave shihet duke refuzuar t’ia japë atë portierit të Bayern, Manuel Neuer.

Portieri gjerman u pa shumë i nervozuar me veprimin e tij, por që kjo nuk ndikoi që djaloshi të ndërronte mendje.

/GazetaBlic Sport/