Sporti

Manuel Neuer optimist: Çdo gjë është e mundur!

04/30/2024 23:42
nga:Lorik J

Manuel Neuer, portieri i Bayern Munich beson se gjithçka është e mundur në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” pas një jave.

Sonte në “Allianz Arena”, bavarezët luajtën baras 2:2 ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas gjigantit të portës, gjithçka mbetet e hapur, teksa ai edhe falënderon tifozët e Bayernit për përkrahjen fantastike sonte.

Ja postimi i tij në Facebook:

“Çdo gjë është e mundur! Faleminderit për mbështetjen fantastike sonte në Mynih”, shkruan Neuer.