Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, nuk do të jetë gati të rikthehet në fushë në ndeshjen e dytë të bavarezëve kundër Interit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjermanët humbën ndeshjen e parë në Allianz Arena 1:2 dhe tani u duhet një fitore në Milano për të ruajtur shanset e tyre për të marrë pjesë në finalen e turneut, i cili këtë vit është në Mynih më 31 maj.
Neuer po rikuperohet nga një dëmtim i pësuar më 5 mars në përballjen me Bayer Leverkusen. Kishte spekulime se Neuer mund të luante në Itali, por stafi i Vincent Kompany vendosi të mos rrezikonte shëndetin e gardianit 39-vjeçar.
Pra, i riu Jonas Urbich, i cili u transferua nga Kolni në dimër, duhet të jetë sërish në portën e Bayernit. Deri më tani ka luajtur 8 ndeshje për gjigantin bavarez.
/GazetaBlic Sport