Sporti

Manuel Neuer me pritjen e shekullit, e pabesueshme se çfarë ka bërë ndaj Italisë

06/15/2022 11:12
nga:Mergim Rreci

Manuel Neuer realizoi një nga pritjet më të mëdha në historinë e futbollit në ndeshjen ndaj Italisë.

Portieri gjerman e ka dëshmuar superioritetin e tij ndër vite, por mbrëmë ishte i jashtëzakonshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Numri 1 i Gjermanisë bëri pritjen më të pabesueshme kohëve të fundit, për të mohuar atë që dukej si një gol ngushëllues për mesfushorin Nico Barella kur rezultati ishte ende 3-0.

Neuer dukej pa shpresë, por ajo që bëri më pas i la të gjithë të habitur.