Sporti

Manuel Locatelli: Jam pjesë e një grupi fantastik, golat e mi shkojnë për të dashurën dhe prindërit e mi

06/16/2021 23:43
nga:Mergim Rreci

Padyshim njeriu i ndeshjes për Italinë ishte mesfushori Manuel Locatelli i cili me dopietën e tij dërgoi Italinë në raundin e eliminatoreve.

Pas ndeshjes, në intervistën e dhenë për ‘’Sky Sport’’, Locatelli u shpreh mjaft i lumtur për mbrëmjen magjike duke falënderuar shokun e skuadrës Berardi për asistin tek goli i parë.

“Jam shumë krenar pasi punuam shumë për këtë ndeshje. Unë jam pjesë e një grupi fantastik dhe jam i lumtur që jam këtu fal punës që kam bërë. Goli i parë ishte i mrekullueshëm pas një asisti nga shoku ime Berardi.

Ja kushtoj golin të dashurës time dhe prindërve të mi. Goli i dytë ishte për tifozët që kanë vuajtur gjatë kësaj kohe. Zakonisht nuk e përfundoj kështu aksionin ashtu, por pata një ndjesi dhe vendosa të godas. E ardhmja? Nuk dua të bëj shumë udhëtime mendore, më pëlqen mbrëmja…’’, tha Locatelli.