Sporti

Manuel Akanji i përgjigjet vendimit të Man City për shkelje financiare: ‘Unë fitova titujt e mi’

10/12/2026 19:30
nga:L J

Mbrojtësi i Interit, Manuel Akanji, ka theksuar se nuk është i shqetësuar për çështjen e shkeljeve financiare të Manchester Cityt, duke thënë se është i përqendruar te klubi i tij aktual.

City u shpall fajtor për shkeljen e 114 rregullave financiare të Premier Ligës midis viteve 2009 dhe 2018. Akanji u pyet për vendimin gjatë një konference për shtyp të hënën, para ndeshjes së Interit në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge.

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës kaloi katër vite te City midis viteve 2022 dhe 2026, duke fituar disa trofe me klubin. Megjithatë, ai theksoi se vëmendja e tij tani është te Interi.

“Nuk jam shumë i shqetësuar për atë që po ndodh me Man Cityn; jam i përqendruar te Interi. I kam fituar titujt e mi dhe e di se çfarë kemi bërë në fushë,” ka thënë Akanji.

/GazetaBlic Sport