Lajme

Manipuluan kilometrat e veturave, Policia inicion kallëzim penal ndaj 9 personave në Ferizaj

08/14/2021 13:15
nga:M K

Policia e Kosovës ka iniciuar kallëzime penale ndaj nëntë personave nën dyshimin për veprën penale “Mashtrim, shmangie doganore dhe falsifikim i dokumentit”.

Policia njofton se të njëjtit dyshohet se kanë manipuluar me kilometrat e veturave dhe ua kanë shitur të njëjtat blerësve pa u treguar se atyre u kanë zbritur ato.

“Sektori Rajonal i Hetimeve, përkatësisht Njësia e Auto Krimeve, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar disa informacione inteligjente, rreth manipulimit apo ndërhyrjes në kilometrave të kaluara të disa automjeteve, në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur të hetojë një nga një, të gjitha rastet e dyshimta të automjeteve. Pas intervistimit të disa personave, policia ka arritur të sigurojë prova materiale dhe deklarative dhe ka iniciuar 9 raste, Kallëzim Penal për veprën penale ‘’Mashtrim, shmangie doganore dhe falsifikim i dokumentit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sektori Rajonal i Hetimeve, përkatësisht Njësia e Auto Krimeve, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar disa informacione inteligjente, rreth manipulimit apo ndërhyrjes në kilometrave të kaluara të disa automjeteve, në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur të hetojë një nga një, të gjitha rastet e dyshimta të automjeteve.

Pas intervistimit të disa personave, policia ka arritur të sigurojë prova materiale dhe deklarative dhe ka iniciuar 9 raste, Kallëzim Penal për veprën penale ‘’Mashtrim, shmangie doganore dhe falsifikim i dokumentit’’,

Rastet e mashtrimit janë bërë në atë mënyrë, kur personat e caktuar pas doganimit, apo në disa raste edhe pas blerjes së automjeteve, kanë zbritur kilometrat para se të njëjtën t’ia shesin personit tjetër dhe për këto ndryshime nuk janë njoftuar blerësit e automjeteve. Këtë mainipulim e kanë bërë me qëllim të përfitimit personal , duke dëmtuar kështu blerësin.

Rastet e shmangies doganore, janë bërë në atë mënyrë, me rritjen e kilometrave të kaluara në automjet, me qellim shmangies doganore dhe në këto raste, pas rritjes së kilometrave në automjet, kosto doganore ka qenë më e vogël për pagesë, sesa vlera reale e zhdoganimit të atij automjeti.

Rastet e falsifikimit të dokumentit , janë bërë kur personat e caktuar kanë ndërruar kilometrat në automjet të paraqitura përmes dokumentit falso.

Sektori i Hetimeve Rajonale në Ferizaj, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe partnerë tjerë, janë duke punuar vazhdimisht në identifikimim dhe zbulimin e rasteve të mashtrimit, falsifikimit dhe shmangies doganore .

Informacionet tjera janë në fazën e hetimit dhe grumbullimit të të dhënave shtesë .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha rastet e mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe shmangies doganore, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë :192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.