Opinionisti Dardan Sejdiu ka folur në lidhje me manipulimin e votave, duke thënë se është e pamundur të pa bashkëpjesëmarrje.
Ai në emisionin “Rubikon” tha se kjo është një ndërmarrje e organizuar për ta devijuar vullnetin qytetar.
“Është e pamundur të ndodhë pa bashkëpjesëmarrje, pra kjo është një ndërmarrje e organizuar e të gjithëve, për ta devijuar vullnetin e qytetarit”.
“Mendoj që motivi është i thjeshtë, në sytë e mi, është mirëmbajtja e një elite politike, është njëfarë mekanizmi vetë-mirëmbajtjeje, i cili tashmë shumë kohë nuk jeton dhe nuk krijon hapësirën për këdo që dëshiron të bëjë një kapërcim në politikë”, u shpreh Sejdiu.


