Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ushtruar kërkesë për masën e paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të ndaluar, nën dyshimet për manipulime gjatë numërimit të votave.
Klan Kosova raporton se Prokuroria ka dorëzuar kërkesën në gjykatë dhe seanca dëgjimore pritet të mbahet nesër.
Gjyqtari i procedurës paraprake do të vendos për masën e sigurisë ndaj të dyshuarve.
Në total, sot janë intervistuar 43 të dyshuar, 34 prej të cilëve janë ndaluar për 48 orë.
Hetimi i Prokurorisë ka përfshirë kryesuesit nga qendrat komunale në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

