Lajme

Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën

01/28/2026 15:22
nga:Sh R

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka dalë në një konferencë për media bashkë me Policinë e Kosovës, lidhur me aksionin e zhvilluar sot për dyshimet e manipulimeve me vota, në Komunën e Malishevës.

Gashi ka njoftuar se në Malishevë kanë qenë 75 vendvotime, ku 9 mijë e 57 vota janë të shtuara, ndërsa  7 mijë e 996 janë të hequra, raporton Klankosova.tv

Në total, diferenca ka qenë 17 mijë e 53 vota.

Po ashtu, kryeprokurori bëri të ditur se 18 kryesues dhe 50 komisionerë janë intervistuar, ndërsa janë ndaluar për 48 orë gjithsej 15 kryesues, teksa për të dyshuarit e tjerë do të vendosin për masën e sigurisë.