Trajneri i Italisë, Roberto Mancini do të thërrasë Mario Balotellin për herë të parë pas tre vjetëve mos-angazhimi në kombëtare.
Sulmuesi 31-vjeçar italian aktualisht po luan për Adana Demirspor në Turqi dhe ai ka performuar mirë, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë dy asistime në 18 paraqitje në Super Ligë këtë sezon. Ai më në fund ka gjetur rrugën e tij pas periudhave zhgënjyese me Brescia dhe Monza, përcjell GazetaBlic Sport.
Fabrizio Romano raporton se Mancini do t’i japë mundësi të re Balotellit duke e thirrur sërish në ekipin kombëtar.
Mario Balotelli’s back. Roberto Mancini will give him a new chance. Official soon. ?? #Italia https://t.co/wyuxmwHtYI
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 22, 2022


