Lajme

“Mani bre djem se është marre me folë”, Limaj i përgjigjet burrit të Haxhiut për fitoren në Malishevë

10/29/2025 13:15
nga:G B

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i është kundërpërgjigjur burrit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, anëtar i VV-së në KQZ, i cili e ka akuzuar këtë subjekt politik për blerje votash në Komunën e Malishevës, ku Ekrem Kastrati triumfoi pa balotazh.

Në Rubikon në Klan Kosova, Limaj tha se fitorja në Malishevë ka qenë spektakolare dhe se është “marre” sipas tij që të flitet pas këtij rezultati.

‘Shfrenime’ të tilla, siç i quajti ai, ndodhin kur dikush i humb zgjedhjet, duke iu referuar Vetëvendosjes në komunën e tij, që kandidoi me Valon Hotin.

“Anëtari i KQZ-së, a është? A është ceritfiku rezultati? A ka bë kush ankesë? Kur i hup zgjedhjet, ka kapak mërzi. Dikush është i shfrenuar…Ka qenë fitore spektakolare. Marre me dalë me folë pas këtij rezultati. Malisheva përfundimisht e ka kryetarin, që i ka tejkalu kufijtë partiak. Hera e parë që Malisheva shkon pa balotazh. Nuk mundesh me ju thonë analfabetë komunës tane. Mani bre djem me këtë gjuhë, neve veç na ndihmoni.”- tha Limaj në edicionin e mbrëmshëm të Rubikonit.