Showtime

Manekenja braziliane vendosi një çip në të pasmet e saj, tregon arsyen pse e bëri

05/18/2022 17:13
nga:G C

Procedura ka kushtuar rreth 900 euro dhe ka zgjatur 30 minuta.

Sado e çuditshme që tingëllon, manekinia braziliane Carolina Lekker vendosi një çip në të pasmet e saj.

Nëse po pyesni veten pse dikujt i duhet një çip në të pasme, Carolina thotë se e bëri atë për të fituar konkursin e famshëm “Miss Boom Boom”, për të pasmet më të mira në Brazil.

Qëllimi i çipit është të rrisë volumin e të pasmeve të saj dhe është interesante se afati i përdorimit është i kufizuar në vetëm gjashtë muaj.

Implanti hormonal çliron hormonin sintetik gestrinone, që rrjedh nga testosteroni, i cili besohet se zvogëlon sasinë e yndyrës në trup, duke përfshirë celulitin, rrit masën e të pasmëve dhe shtron libidonë.

Pas instalimit të çipit, zona pastrohet dhe qepet më vonë.