Sporti

Mane u premton gazetarëve: Ende nuk jam në top formë, së shpejti do të shihni se çka do bëjë!

04/05/2023 16:13
nga:L J

Aventura e Sadio Mane me fanellën e Bayern Munichut nuk po shkon sipas pritshmërive.

Ish-lojtari i Liverpool-it, pas një fillimi të mirë të sezonit, ishte larguar nga fusha e lojës për shkak të një dëmtimi që e pengoi edhe pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit.

Dje, në fund të ndeshjes së kupës së humbur ndaj Freiburgut, sulmuesi u ndal për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe u premtoi se së shpejti do kthehet në top formë.

“Kur do ta shohim Manen e dikurshëm? Së shpejti, shumë shpejt. Ju premtoj”, tha Mane.

/GazetaBlic Sport