Sporti

Mane rikthehet në stërvitje kolektive: Mezi pres të festoj fitoret

02/19/2023 22:07
nga:Lorik J

Tifozët e Bayernit kanë arsye për të festuar. Pavarësisht atmosferës disi të çuditshme që ka mbretëruar në klub së fundmi (në veçanti rastet Neuer dhe Nagelsmann), rikthimi i sulmuesit të tyre senegalez, Sadio Mane mjafton për t’i bërë ata të buzëqeshin.

Sadio Mane, i dëmtuar në gju që nga nëntori i vitit 2022, duhej të hiqte dorë nga Kupa e Botës. Rikthimi i tij në stërvitjen kolektive këtë të dielë ishte në gjendje të qetësonte klanin bavarez, përcjell GazetaBlic Sport.

Nga ana e tij, Mane duket më i vendosur se kurrë për të fituar gjithçka.

“Stërvitja ishte e mirë, ndjenja është fantastike! Jam shumë shumë i lumtur që jam kthyer. Unë jam futbollist, futbolli është jeta ime. Më kishte munguar aq shumë. Unë jam gjithmonë i motivuar. Mezi pres të gjej tifozët, futbollin, atmosferën, të shënoj gola dhe mbi të gjitha të fitoj”, tha Mane.

/GazetaBlic Sport