Sadio Mane do të jetë një nga mungesat më të mëdha të këtij Kampionati Botëror.
Ylli i Bayernit u lëndua në ndeshjen e Bundesliga’s dhe nuk arriti të kthehej për Kupën e Botës pavarësisht tentimeve të shumta, shkruan GazetaBlic Sport.
Mane ka shkruar në rrjetet sociale për t’i inkurajuar shokët dhe falenderuar fansat për mbëshetjen.
“Mirëmbrëma të gjithëve. Shumë prej jush keni dërguar mesazhe mbështetjeje pas lëndimit tim. Falë Zotit, operacioni në mesjavë shkoi mirë. Dua të shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj dhe të shpreh vlerësimin tim për të gjithë ju. Këtë të hënë, vendi ynë i dashur do të garojë në Kupën e Botës, Katar 2022. Jam i sigurt që Luanët do ta kapërcejnë dhe do ta trajtojnë çdo ndeshje si një finale të vërtetë. Jam gjithashtu i bindur se të gjithë senegalezët do të jenë para ekranit të vogël për të mbështetur dhe inkurajuar kombëtaren tonë. Jam i bindur që shokët e skuadrës do të luftojnë si një trup i vetëm dhe siç bëjnë zakonisht për të nderuar të shtetin tonë. Rroftë Senegalin, Forca.“, ka shkruar ai.
/GazetaBlic Sport/