Sporti

Mane: Largimi nga Bayern Munich më lëndon – doja një fund ndryshe

07/31/2023 21:55
nga:E K

Sadio Mane përfundimisht u largua nga Bayern Munich për t’iu bashkuar Al-Nassr.

Senegalezi nuk pati një fund të mirë te skuadra gjermane, pas një konflikti që pati me bashkëlojtarin, Leroy Sane, shkruan GazetaBlic Sport.

Mane komentoi largimin e tij nga Bayerni duke thënë se do donte që largimi i tij nga klubit gjerman të ishte ndryshe.

“Largimi nga Bayern Munich më lëndon. Doja një fund ndryshe. E di që mund ta kisha ndihmuar më shumë skuadrën këtë sezon. Doja t’ua dëshmoja të gjithëve këtë sezon. Pavarësisht gjithçkaje, më mbetet vetëm t’i uroj klubit dhe tifozëve më të mirat për të ardhmen”, ka komentuar ai në një deklaratë për Florian Plettenberg, nga Sky Sport.

/GazetaBlic Sport.