Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, e ka kritikuar Bleron për lojën e tij në shtëpinë më të madhe në vend.
Ai i ka thënë atij se nuk është në formë të mirë sikur ka qenë në ditët e para në shtëpi.
“Desha të flisja si një psikolog, e para një herë nuk i ndalon banorët për të folur para krahëve apo pasë krahëve të tu, filozofia e lojës është e tillë. Filozofia është e atillë edhe intriga do të bëjnë, nëse ata bënë dallavere sot edhe ti nesër do të bësh dallavere për ata”.
“Blero ti je personi më i palumtur i shtëpisë, ke sjellje prej bipolari, ke marrë rolin e moralistit, ditët e tjera ke qenë i lodhur, në ditët e tjera ke qenë i dashuruar e herë nostalgjik. Kurba e sjelljes tënde shkon herë lartë e herë poshtë, ndoshta adrenalina si këngëtar e mosha të bënë të pakontrolluar”.
“Ti e ke lënë veten në rënie të lirë. Nëse të mungon njëra nga ish-bashkëshortet e tua shprehu ke banorët e ke dhomën e rrëfimit. Pra, ty të merr malli për ish-bashkëshorten, për ish-shokët e fëmijërisë, nuk të ofendon asnjë njeri as ty dhe as ish-bashkëshortet e tua”, ka thënë Mane.