Sporti

Mane: Do dëshiroja të luaja çdo fundjavë ndaj Crystal Palace, i lumtur që kam shënuar 100 gola për Liverpoolin

09/19/2021 13:03
nga:E K

Ylli i Liverpool, Sadio Mane realizoi gol në fitoren e skuadrës së tij ndaj Crystal Palace me rezultat 3-0.

Crystal Palace është një nga skuadrat e preferuara të senegalezit për të realizuar gol, shkruan GazetaBlic Sport.

Sadio Mane bëri një shaka pas ndeshjes me Crystal Palace kur tha se ai do dëshironte që ta kishte kundërshtar këtë ekip çdo fundjavë.

“Do të më pëlqente të isha në gjendje të luaja me Crystal Palace çdo fundjavë. Unë jam me fat. Do të ishte mirë të luash me ta çdo ditë”, tha fillimisht sulmuesi senegalez.

Ai foli edhe për faktin se ka realizuar tashmë 100 gola për Liverpoolin.

“Jam me fat që kam shënuar kaq shumë gola për klubin. Gjëja më e rëndësishme ishte që morëm tre pikët. Isha në vendin e duhur në kohën e duhur. Unë jam me fat dhe jam i lumtur. Falënderoj tifozët, klubin, të gjithë stafin, sepse pa ta, unë nuk jam askush”, përfundoi Mane.

/GazetaBlic Sport/