Sadio Mane, sulmuesi i Bayern Munichut, në intervistën për Bild foli edhe për ndeshjen e Champions League kundër PSG-së dhe rrezikshmërinë e Mbappes si kundërshtar.
Mane deklaroi se beson te mbrojtja e Bayernit duke lavdëruar bashkëlojtarët e tij De Ligt dhe Upamecano të cilët sipas tij mund ta ndalojnë yllin francez, Kylian Mbappe, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kur e pashë të hynte (në ndeshjen në Parco dei Principi) kuptova sa ndikim kishte në lojë, por mbrojtësit tanë mund ta ndalojnë: De Ligt dhe Upamecano janë lojtarë të mëdhenj, të fortë dhe inteligjente. Ata janë rritur jashtëzakonisht shumë këtë sezon”, tha Mane.
/GazetaBlic Sport/


