Sporti

Mancini: Trajnerët italianë janë më të mirët në botë!

11/14/2022 23:11
nga:Lorik J

Për Roberto Mancinin trajnerët italianë janë më të mirët në të gjithë botën.

Duke folur për mediet pas përfundimit të seancës stërvitore të ekipit të tij, përpara ndeshjes miqësore Shqipëri-Itali që do të luhet këtë të mërkurë, 16 nëntor, në orën 20:45 në “Air Albania”, tekniku theksoi se italianët janë trajnerët më të mirë.

“Trajnerët italianë janë më të mirët në botë, shkolla Coverciano ishte e para dhe e është bërë shkollë për të gjithë botën.”-tha tekniku.