Televizioni “SportMediaset” siguron këtë të premte se Roberto Mancini me shumë gjasë do të largohet nga posti i trajnerit italian pas dështimit të jashtëzakonshëm me humbjen befasuese (0-1) ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila e lë kampionin aktual Evropian jashtë Kupës së Botës.
Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2026, të rinovuar disa javë para Kampionatit Evropian verën e kaluar, Roberto Mancini do të ndiejë se nuk është në gjendje të vazhdojë në pozicionin që mban që prej 14 majit 2018 dhe burimi i lartpërmendur raporton se federata italiane tashmë ka kontaktuar katër trajnerë potencial për zëvendësimin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili ka edhe një vit kontratë si dhe Claudio Ranieri, Andrea Pirlo dhe Fabio Cannavaro, të cilët janë të gjithë pa punë në këtë moment, do të jenë në konsideratat e Federatës për të zëvendësuar Mancinin.
Kujtojmë se Italia kishte fituar “Euro 2020” duke mposhtur në finale Anglinë.
/GazetaBlic Sport/


