Media të shumta në Itali pretendojnë se Gianluca Mancini është favorit për të zëvendësuar Riccardo Calafiori të pezulluar kundër Zvicrës, ndërsa Gianluca Scamacca pritet të kthehet në formacionin fillestar për skuadrën.
Italia përgatitet për ndeshjen e 1/16 të Euro 2024 kundër Zvicrës të shtunën, por Spalletti nuk mund të llogarisë në Calafiorin e pezulluar, i cili mori dy kartonë të verdhë gjatë fazës së grupeve, transmeton GazetaBlic Sport.
“Il Corriere dello Sport” përpiqet të hamendësojë se çfarë ndryshimesh do të bëjë Spalletti në Berlin, duke sugjeruar se Scamacca është favorit për të startuar në sulm në vend të Matteo Reteghit, ndërsa Giacomo Raspadori mund të shkojë në pankinë dhe t’i hapë rrugë Federico Chiesa.
Ka më shumë dyshime në mesfushën qendrore, ku stoku i Niccolo Fagiolit po rritet, në krahasim me Davide Fratesi dhe Lorenzo Pellegrini, nga të cilët Spalletti pret më shumë.
Megjithatë, Gazzetta thekson se Azzurri mund të jetë shumë i çekuilibruar nëse fillojnë me Fagioli, Niccolo Barella dhe Jorginho kundër Zvicrës dhe se Spalletti nuk është plotësisht i bindur për të startuar mesfushorin e Arsenalit në një ndeshje kyçe ku përvoja dhe personaliteti do të jenë kaq të rëndësishëm.
/GazetaBlic Sport.