Sporti

Mancini: Kjo është humbja që më ka mërzitur më së shumti në karrierën time

03/24/2022 23:16
nga:L J

Trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini deklaron se humbja e sotme nga Maqedonia e Veriut është ajo që i ka shkaktuar më së shumti zhgënjim atij në karrierë.

Maqedonia e Veriut fitoi ndaj Italisë me rezultatin 0:1, për të lënë kampionët e Evropës pa kualifikim në Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

“Europiani ishte gëzimi im më i madh në nivel profesional, ajo që ndodhi sonte është zhgënjimi im më i madh”, tha Mancini për mediat italiane.

“Tani zhgënjimi është shumë i madh për të folur për të ardhmen. Më vjen shumë keq për lojtarët, në nivel njerëzor dashuria ime për ta është rritur sërish pas kësaj që ndodhi sonte”, përfundoi ai.

Vlen të potencohet se Maqedonia e Veriut do të luajë ndaj Portugalisë në finalen për kualifikimin në Kupën e Botës 2022.

/GazetaBlic Sport