Trajneri i Italisë, Roberto Mancini këmbëngul se Jorginho e meriton Topin e Artë dhe shpjegon pse Gianluigi Donnarumma nuk është një titullar i rregulltë te PSG.
Kombëtarja italiane është grumbulluar për ndeshjet e shtatorit të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”, shkruan GazetaBlic Sport.
Kampionët e Evropës do të përballen me Bullgarinë, Zvicrën dhe Lituaninë gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar me Mancinin, i cili përfshiu disa fytyra të reja në ekip, përfshirë Moise Kean dhe Nicolo Zaniolo.
“Unë do të doja që ne të vazhdonim aty ku e lamë, me mënyrën tonë të lojës dhe me bindjen tonë,” tha fillimisht Mancini në një konferencë për shtyp.
“Unë mendoj se fitorja jonë ka ndryshuar mënyrën se si ne perceptohemi jashtë vendit sepse ne treguam një mentalitet të ri gjatë Euros dhe bëmë 60 milionë njerëz të lumtur, ne jemi krenarë për këtë,” vazhdoi trajneri.
Ai në vazhdim foli për fituesin e çmimit “Lojtari më i mirë i vitit” nga UEFA, Jorghino.
“Unë do t’i jepja Topin e Artë, ai e meriton sepse ai fitoi gjithçka këtë sezon,” shtoi Mancini.
Mancini beson se Donnarumma do gjejë vend te formacioni bazë i PSG’së dhe kjo nuk ka ndodhur ende për shkak se portieri italian filloi sezonin vonë me klubin francez.
“Besoi se ai nuk po starton vetëm sepse ai filloi sezonin më vonë, kjo është arsyeja e vetme“, përfundoi Mancini.
/GazetaBlic Sport/


