Sporti

Mancini: Italia nuk duhet të mbetet me kujtimet e EURO 2020

09/05/2021 09:10
nga:E K

Roberto Mancini konfirmon se Marco Verratti është në dyshim për t’u përballur me Zvicrën në kualifikuesin e nesërm të Kupës së Botës dhe këshillon tifozët e Italisë që të mos “bllokohen nga kujtimet” e UEFA EURO 2020.

Azzurët kryesojnë grupin me 10 pikë nga katër ndeshje, të ndjekur nga Zvicra me gjashtë pikë pas dy raundeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Italia u kthye në fushë me një barazim zhgënjyes kundër Bullgarisë në Firence të enjten në mbrëmje pasi fitoi UEFA EURO 2020 këtë verë.

Mancini kërkoi që italianët të mos mbesin me kujtimet e EURO 2020 dhe të jenë të përgaditur për ndeshjet e rradhës.

“Nuk mund të bllokohesh nga kujtimet në futboll. 11 korriku ishte një natë e mrekullueshme, por ne nuk mund të vazhdojmë të mendojmë për të tani. Të gjithë do të mbahen mend për këtë, por ne duhet të luftojmë për të fituar përsëri”, tha Mancini.

/GazetaBlic Sport/