Kombëtarja e Spanjës ka fituar ndaj Italisë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve me rezultatin 1-2.
Pas humbjes në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës, trajneri i Italisë Roberto Mancini foli për Rai Sport.
“Kështu janë ndeshjet. Ndonjëherë disa episode ndikojnë në to. Pjesa e parë mund të kishte përfunduar 1-1 shumë lehtë. Ata luajnë shumë mirë teknikisht, por ky është një zhgënjim. Ne duhet të kishim qëndruar me njëmbëdhjetë lojtarë, ne bëmë një gabim që në këto nivele nuk duhet të kishim bërë”, tha fillimisht Mancini.
Përjashtimi i Bonuccit? “Unë nuk e kam parë rastin, por kjo nuk ndryshon asgjë. Leo duhej të ishte i kujdesshëm para se të ndëshkohej për protesta.”
Vërshëllimat për Donnarumma? “Më erdhi keq”, përfundoi Mancini.
/GazetaBlic Sport


