Sporti

Mancini: Fitore e rëndësishme, i rezistuam një presioni të madh

06/18/2023 20:56
nga:E K

Holanda pësoi humje nga Italia në finalen për vendin e tretë në Nations League.

Italianët arritën triumfin ndaj ‘Tulipanëve’ me rezultat 2:3, për të siguruar podiumin e Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli trajneri i Italisë, Mancini.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë dhe kërkonte shumë përpjekje, sepse të gjithë ishin shumë të lodhur, gjë që u shfaq në pjesën e dytë. Fakti që kemi mundur t’i rezistojmë një presioni të tillë është një shenjë e mirë.

Kemi lëvizje taktike interesante. Në pjesën e dytë ndryshuam lojën duke futur në lojë Chiesa dhe Zaniolo me synimin për të luajtur nga krahët. Mbrojtja luftoi deri në fund. Ishte e rëndësishme të fitonim, ky është një turne prestigjioz”, u shpreh pas ndeshjes tekniku italian.

/GazetaBlic Sport/