Kupa e Botës 2022

Mancini: E meritonim të shkonim në Kampionatin Botëror, do të jetë muaj i vështirë për ne

11/15/2022 22:27
nga:Lorik J

Roberto Mancini foli para miqësores së Italisë kundër Shqipërisë dhe reflektoi për dështimin e tyre për t’u kualifikuar në Kupën e Botës në Katar.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Mancini diskutoi fillimisht vështirësitë e muajve të ardhshëm për kombëtaren italiane.

“Do të jetë një muaj i vështirë… sapo ka filluar. Në hidhërimin që mund të ndjejmë për momentin, duhen luajtur lojëra, ka gjëra për të parë dhe vlerësuar”, tha Mancini.

“Ka gjëra që do të jenë të dobishme për ne nga marsi e tutje. Mund të provojmë djem të rinj dhe diçka taktike.”

“E kam përjetuar shumë keq dështimin që nga marsi. E meritonim të shkonim në Botëror, por fatkeqësisht e humbim rastin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport