Roberto Mancini thotë se nuk e kupton pse Donnarumma nuk starton në Paris Saint-Germain.
Portieri italian ka konkurrencë nga Keylor Navas në portën e klubit parizian, dhe akoma nuk ka arritur ta bind Pochettinon që të bëhet portieri i parë i skuadrës franceze, shkruan GazetaBlic Sport.
Donnarumma ishte “vendimtar” në fushatën italiane në ‘EURO2020‘, ku Italia fitoi kampionatin, kështu që trajneri italian do të donte ta shihte atë të luante më shumë.
“Gigi është portieri më i mirë në botë, kështu që është shumë e çuditshme. Më vjen keq që ai nuk luan rregullisht, sepse kjo është vendimtare për një portier”, tha Mancini për ‘Gazzetta dello Sport‘.
/GazetaBlic Sport/


