Manchester United raportoi se situata e Mason Greenwood nuk ka ndryshuar dhe se sulmuesi anglez mbetet i pezulluar.
Greewood, 20 vjeç, u pezullua në janar pasi u arrestua pas një sulmi dhe përdhunimi të dyshuar ndaj të ish dashurës së tij . Më pas, lojtari u lirua me kusht, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndërkohë, tifozët e Djajve të Kuq panë që emri i lojtarit ishte i dukshëm në faqen e internetit dhe filluan të spekulojnë se sulmuesi mund të rikthehej së shpejti.
Kjo ishte arsyeja e reagimit të United: “Situata e Mason Greenwood nuk ka ndryshuar aspak. Ne e hoqëm profilin e tij nga aplikacioni në janar, por profili nuk u hoq kurrë nga faqja pasi ai është ende një lojtar i United, megjithëse nuk është pjesë e ekipit ndërsa procesi vazhdon”, thuhet në njoftimin e klubit.
/GazetaBlic Sport/


