Sporti

Manchester United – Villarreal, formacionet e mundshme

09/29/2021 10:47
nga:Mergim Rreci

Manchester United do të tentojë të kthehet tek rezultatet pozitive në xhiron e dytë në Ligën e Kampionëve.

Futbollistët e Solskjaer do të luajnë me Villarrealin në Grupin F, në atë që do të jetë një përsëritje e finaleve të Ligës së Evropës nga sezoni i kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Djajtë e Kuq humbën secilën nga dy ndeshjet e tyre të fundit dhe nuk janë në formë të mirë.

Villarreal, ndërkohë, është i pamposhtur në sezonin e ri në La Liga. Sidoqoftë, fitoret kanë qenë të vështira për t’u arritur për ekipin e Unai Emery, i cili ka arritur vetëm një fitore në gjashtë ndeshje në ligë, duke barazuar pesë, me ndeshjen e fundit kundër Real Madridit.

Ndeshja e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve gjithashtu përfundoi në një barazim 2-2 kundër Atalanta.

Këto janë formacionet e mundshme të këtij takimi.

Chelsea (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Varane, Lindelof, Telles; McTominay, Pogba; Greenwood, Fernandes, Sancho; Ronaldo

 

Villarreal (4-3-3): Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Pedraza; Parejo, Capoue, Trigueros; Gomez, Alcacer, Danjuma

/GazetaBlic Sport/