Sporti

Manchester United vazhdon interesimin për Araujo

01/16/2024 20:46
nga:Mergim Rreci

Manchester United thuhet se ka pyetur për mbrojtësin e Barcelonës, Ronaldo Araujo, i cili gjithashtu kërkohet nga Bayern Munich, sipas Florian Plettenberg.

Gjigantët katalanas kanë njoftuar klubin anglez se do të kërkojnë një tarifë transferimi që tejkalon 80 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Vetë lojtari, megjithatë, dëshiron të qëndrojë përsëri në klub përtej verës së ardhshme, por që në rast se klubi merr një ofertë të pranueshme edhe mund të shitet.

Gjithçka pritet të vendoset së shpejti, me drejtuesit e Manchester United që kanë filluar planifikimin e skuadrës për edicionin tjetër.

/GazetaBlic Sport/