Sporti

Manchester United triumfon ndaj Burnley, kalon në raundin tjetër të EFL Cup

12/21/2022 22:53
nga:Mergim Rreci

Manchester United ka kaluar në raundin tjetër të EFL Cup.

‘Djajtë e Kuq’ kanë triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Burnley, shkruan GazetaBlic Sport.

Christian Eriksen dhe Marcus Rashford shënuan golat e fitores për skuadrën e Erik ten Hag.

Manchester United tashmë kalon në çerekfinale, atje ku do ta mësojë kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit.

/GazetaBlic Sport/