Premier League vjen sot me disa ndeshje shumë interesante.
Sonte në fushë zbresin disa nga skuadrat më të mëdha të nivelit elitar të futbollit anglez, shkruan GazetaBlic Sport.
Super përballja e mbrëmjes vjen në ora 21:15, atje ku Manchester United dhe Tottenham përballen në ‘Old Trafford’.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të dy skuadrat që kërkojnë vetëm pikët e plota.
Ja formacionet e mundshme:
Manchester United: De Gea; Dalot, Varane, Martinez, Malacia; Casemiro, McTominay; Antony, Fernandes, Sancho; Rashford
Tottenham Hotspur: Lloris; Romero, Dier, Davies; Doherty, Hojbjerg, Bissouma, Bentancur, Perisic; Son, Kane
/GazetaBlic Sport/


