Sporti

Manchester United tenton t’ia rrëmbejë Mamardashvilin Liverpoolit

08/18/2024 13:22
nga:E K

Manchester United do të tentojë t’ia rrëmbejë Liverpoolit portierin e Valencias, Giorgi Mamardashvili, sipas mediave në ishull.

Portieri i Gjeorgjisë fillimisht u mendua të ishte një bast i sigurt për Merseysiders, të cilët planifikojnë ta dërgojnë atë në huazim te Bournemouth për një sezon dhe më pas ta marrin si zëvendësim për Alisson, transmeton GazetaBlic Sport.

Valencia kërkon të arkëtojë rreth 40-45 milionë euro për Mamardashvilin, ndërsa Manchester United është gati të ofrojë jo më shumë se 35 milionë.

Giorgi Mamardashvili e ka nisur tashmë sezonin me lakuriqët në vrull, duke bërë një lojë të mirë me 4 pritje ndaj Barcelonës, pavarësisht humbjes 1-2 në Mestaya.

/GazetaBlic Sport