Sporti

Manchester United të sigurt për transferimin e Casemiros në “Old Trafford”

08/19/2022 09:15
nga:E K

Skuadra e Manchester United nuk ka më dyshime se mesfushori i Real Madridit, Casemiro, do të transferohet në “Old Trafford”.

Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, sipas të cilit orët e ardhshme do të jenë vendimtare për brazilianin.

Sipas po të njëjtit burim thuhet se kontrata e propozuar nga “Djajtë e Kuq” është katërvjeçare.

Shuma me të cilën mendohet se do të realizohet kjo lëvizje është diku rreth 70 milionë euro.