Sporti

Manchester United të pakënaqur me Onana-n, ‘projektohet’ rikthimi i De Gea-s

09/28/2023 11:43
nga:E K

Andre Onana erdhi te Manchester United me bujë të madhe. Megjithatë prej transferimit të tij nga Interi në “Old Trafford”, portieri senegalez nuk ka gjetur formën e tij më të mirë.

Që nga ardhja e tij te klubi anglez, Onana ka pësuar 10 gola në 6 ndeshje në Premierligë duke bërë që United të pozicionohet në vendin e 9’të në tabelë, shkruan GazetaBlic Sport.

Drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe i kanë dhënë ultimatum portierit të tyre. Nëse paraqitjet e tij nuk ndryshojnë për të mirë, United ka në plan që ta zëvendësoj portierin.

Sipas mediave të huaja, Oblak është synimi i ri i “Djajve të Kuq”, por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të David De Gea-s.

/GazetaBlic Sport/